Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një vizitë në pesë vende aziatike në fillim të muajit të ardhshëm, me synim rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut lidhur me programin e saj bërthamor si dhe nxitjen e interesave ekonomike amerikane në rajon.
I pyetur dje nga gazetarët presidenti amerikan Donald Trump se po shqyrton mundësinë e një vizite në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve.
Shtypi në Korenë e Jugut ka spekuluar se zoti Trump mund të shkojë në këtë zonë, që ndodhet në rripin e ngushtë tokësor që ndan dy Koretë.
Presidenti Trump nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë nëse një vizitë e tillë, e ngjashme me atë që zhvilloi zëvendëspresidenti Mike Pence në muajin prill, mund të shihej si provokim prej koreano-veriorëve.