Një nga figurat kryesore të politikës në Bregun e Fildishtë tha se bota duhet të përdor forcën për të përmbysur nga pushteti udhëheqësin e vendit, Laurent Gbago.
Guillamo Soro, aleati kryesor i rivalit presidencial të zotit Gbagbo, Alessane Outtara, i tha sot një televizioni francez se sanksionet ndërkombëtare nuk po sjellin rezultate.
Ai tha se përdorimi i forcës ka mbetur zgjidhja e vetme, dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe vendeve afrikane që ta shqyrtojnë këtë alternativë.
Zoti Soro më parë ka shërbyer si kryeministër i zotit Gbago, dhe u emërua në të njejtin post nga zoti Ouattara, megjithëse zoti Outtara nuk është në gjendje të marrë pushtetin.
Zoti Gbago po e mban pushtetin pavarësisht nga trysnia e madhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka pranuar fitoren e zotit Ouattara në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.