Herë here, njerëzit tregojnë një guxim të paparë kur përballen me një të papritur të madhe. Carmen Tarleton është një shembull i tillë. Në vitin 2007, ish bashkëshorti i saj hodhi mbi të sodë kaustike të lëngshme, duke i djegur asaj fytyrën matanë njohjes. Sot me ndihmën e shkencës dhe vullnetin e saj absolut, Carmen po bën një jetë të re. Në vazhdim do t’ju njohim me historinë e dhimbshme por edhe guximin për t’u ringritur të Carmen-it.
“Rrjetet televizione tregonin pamje paralajmëruese, të cilat bënin fjalë për mua. Më zinte tmerri dhe nuk mund ta besoja, por në të njëjtën kohë isha shumë e pakënaqur që nuk mund të shikoja atë që të gjithë shikonin dhe flisnin”.
Imazhet që shikuesit e televizionit paralajmëroheshin se ishin të rënda ishin ato të fytyrës së dëmtuar të 39 vjeçares Carmen Tarleton.
Në shtator të vitit 2007, disa javë pasi u divorcua, ish bashkëshorti i Carmen-it hyri me forcë në shtëpinë e saj, e rrahu me shkopin e bejsbollit dhe i hodhi sodë kaustike të lëngshme në trup. Sulmi zgjati vetëm pak minuta, por ajo pësoi djegje në më shumë se 80 për qind të trupit. Carmen mbeti e verbër dhe ajo nuk njihej.
“Në pjesën më të madhe martesa jonë ishte e mirë. Ai nuk ishte abuziv në asnjë formë, deri mbrëmjen që më sulmoi”.
Për 3 muaj pas sulmit, Carmen u mbajt në komë artificiale, ndërkohë që mjekët në spitalin Brigham dhe Gratë në Boston zhvilluan gati 40 operacione dhe i dhanë asaj një jetë të re, por me sfida të mëdha.
“E pata shumë të vështirë të jetoj krejtësisht e verbër. Isha vetëm 39 vjeç dhe nuk e pranoja dot atë që më kishte ndodhur. Ishte tepër e vështirë sepse për 4 vjet kisha plagë të hapura dhe për 2 vjet as që nuk i shikoja ato dhe nuk kuptoja se për çfarë flisnin njerëzit”.
Por edhe në orët më të vështira, Carmen nuk i humbi kurrë shpresat.
Dhe me shpresë se mund të ndihmonte edhe të tjerët, Carmen shkruajti një libër të hollësishëm rreth jetës së saj pas sulmit.
Ajo fali edhe sulmuesin e saj, i cili tani vuan dënim me burgim të përjetshëm. Falja, thotë ajo, ishte e vetmja rrugë përpara. Gati 4 vjet pas sulmit, mjekët i dhanë Carmen-it një lajm të mirë, që i ndryshoi gjithë jetën.
Ajo ishte zgjedhur si kandidate për transplantim të fytyrës. Mjekët do t’i hiqnin fytyrën e djegur dhe do t’ia zëvëndësonin atë me një fytyrë të shëndetshme, por natyrisht që operacioni kishte shumë rreziqe. Sistemi imunitar i Carmen-it ishte i dobët si pasojë e trajtimeve të shumta mjekësore dhe trupi i saj mund të mos e pranonte fytyrën e re kur mjekët të gjenin një fytyrë për transplantim.
U desh gati një vit, por më në fund fytyra e dhuruar erdhi nga 54 vjeçarja Cheryl Righter, e cila vdiq nga goditja në tru. Veshkat, mëlçia dhe inde të krahëve u ishin dhuruar 4 personave të ndryshëm. Vajza e saj Marinda vendosi të dhuronte edhe fytyrën e nënës.
“Ndjehem sikur nëna ime kishte një axhendë. Sapo ajo vdiq, mua më përshkoi një ndjenjë e fuqishme që nuk di nga më erdhi. E dija që duhet të veproja me shpejtësi dhe të merrja vendime të rëndësishme, por në të njëjtën kohë ishte edhe vendim i lehtë për vetë faktin se çfarë njeriu ishte nëna ime. Ajo gjithnjë ndihmonte të tjerët në çdo situatë që kishte mundësi”.
Shkurtin e kaluar, në një operacion të vështirë 17 orësh, mjekët në spitalin Brigham dhe Gratë transplantuan me sukses fytyrën e Cheryl-it në fytyrën e Carmen-it. Disa javë pas operacionit, e gjithë bota pa fytyrën e re të Carmen-it, në praninë e Marinda Righter.
“Dje, pasi të takova ty Carmen për herë të parë pas një kohe të gjatë, u ndjeva shumë e gëzuar. Tani unë mund të prek përsëri lëkurën e nënës time dhe tek ty unë mund të shikoj nënën time që vazhdon të jetojë. Ky është një bekim”.
“Nuk ishte aq dramatike sa e kisha menduar. Ndjehem shumë mirë dhe më pëlqen fytyra e re. Dukem mirë. Ndjehem mirë dhe më pëlqen që më në fund çdo gjë ka marrë fund. Prita shumë për këtë ditë dhe për një dhuratë të tillë. Një dhuratë shumë e madhe që ndryshoi jetën time kaq shumë”, thotë Carmeni.
Deri tani, Carmeni ka kaluar nëpër më shumë se 60 operacione. Asaj i është kthyer një pjesë e shikimit nga njëri sy dhe shpreson që një ditë 80 për qind e muskujve të fytyrës t’i funksionojnë normalisht.
Historia e saj tregon se si një person mund të ndryshojë jetën e dikujt tjetër për gjithmonë. Por për Carmen-in jeta e saj është dëshmi e faktit se ne mund të kontrollojmë vetë fatin tonë, nëse bëjmë zgjedhjen e duhur.