Presidenti i Republikës së Shiqipërisë, Bamir Topi tha se hetimet për këtë ngjarje përbëjnë sprovën historike për drejtësinë e cila nuk duhet t’i nështrohet sipas tij, presioneve të politikës. Ndërkohë duket se është zgjidhur ngërci i krijuar me prokuorinë e cila kishte kërkuar ndalimin e drejtuesve më të lartë të gardës së republikës, të cilët mbrëmë u paraqitën përpara prokurorëve. Një nga komandantët e Gardës u ndalua.