Në Kosovë autoritetet po u bëjnë thirrje serbëve të komunave veriore që të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal që do të mbahen më 3 nëntor. Çështja e këtyre zgjedhjeve pritet të jetë temë diskutimesh në raundin e nesërm të bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç në Bruksel. Në kuadër të këtyre bisedimeve pritet të përfundojnë edhe diskutimet mbi energjinë dhe telekomunikacionin.