Theresa May: E gatshme të dorëhiqem për Brexit-in

Kryeministrja britanike Theresa May thotë se është e gatshme të dorëhiqet në mënyrë që marrëveshja e saj për daljen e Britanisë nga BE-ja të miratohet nga parlamenti.

"U kërkoj të gjithëve në këtë sallë që të mbështesin marrëveshjen, në mënyrë që të mund të përmbushim detyrën tonë historike - për të vënë në jetë vendimin e popullit britanik dhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me një dalje të butë dhe të rregullt. Jam e gatshme të largohem nga kjo detyrë përpara asaj që kisha planifikuar", tha zonja May.

Tani qeveria pritet ta kthejë marrëveshjen në parlament për një votim të tretë të premten.