Në Kosovë, kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi dhe raportuesja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek, kanë paraqitur qëndrime të ndryshme rreth përfshirjes së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Derisa kryeministri beson s kjo do të ndodhë brenda 15 muajsh, zonja Lunaçek thotë se nuk ka një afat të caktuar se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.