Qeveria e Kosovës, vendosi sot të themelojë Zyrën Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe
Qeveria e Kosovës, vendosi sot të themelojë Zyrën Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se kjo zyrë do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e asaj zone dhe do të bashkërendoje angazhimet dhe investimet qeveritare në atë pjesë të vendit. Zyra do të mbulojë faturat e mirëmbajtjes së shkollave, zjarrfikësit, shërbimet e mirëqenies sociale, mirëmbajtjen e parqeve, ndriçimin dhe pastrimin e rrugëve.
Kryeministri Thaçi tha se për një periudhë kohore kjo është bërë me paratë e buxhetit qendror të Kosovës, të shpërndara nëpërmjet Zyrës Administrative të Kombeve të Bashkuara në Mitrovicë.
“Këtë vit ne kemi festuar katër vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë. Këtë vit me partnerët tanë ndërkombëtarë kemi filluar procesin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur. Të gjithë jemi dëshmitarë se demokracia e Kosovës po maturon, dhe se ne po marrim përgjegjësi më të plota për qytetarët tanë. Prandaj Qeveria ka vendosur se është mëse momenti i duhur që të marrë përgjegjësi më të mëdha edhe në veriun e Mitrovicës gjithashtu. E dimë se Qeveria duhet të bëjë më tepër për të demonstruar te qytetarët tanë në veriun e Mitrovicës se Kosova është shtëpi për të gjithë qytetarët e saj”, tha kryeministri Thaçi.
Ai tha se qeveria do të punojë për një administratë transparente dhe beson që qytetarët në veri do të fillojnë të shohin përmirësime në jetën e tyre. Sipas tij mbi 10 mijë kërkesa për pajisje me dokumentet e Kosovës janë pranuar gjatë dy viteve të fudit në veriun e Mitrovicës, dhe çdo muaj Qeveria paguan pensione dhe paga për rreth 12 mijë qytetarë në veriun e Kosovës. Ai tha se qeveria e tij do të vazhdojë ne projekte mbështetëse në zonë.
“Qeveria ime vazhdon të jetë e përkushtuar të ju shërbejë sa më mirë që mundemi me të gjitha mundësitë tona. Gjithashtu dua të siguroj qytetarët atje se Qeveria mbetet e përkushtuar të bisedojë me ata dhe të dëgjojë brengat e tyre, dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve atje”, tha kryeministri Thaçi.
Zyra, sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Slobodan Petroviç, do të sigurojë 80 vende të reja pune dhe do të ketë një buxhet prej rreth katër milion eurosh në vit për shërbimet bazë për komunitetin dhe projektet e infrastrukturës në Mitrovicën e veriut. “
"Hapja e kësaj zyreje është një hap logjik në vazhdën e përkushtimit të qeverisë ndaj pjesës veriore të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Petroviç, sipas të cilit qeveria synon të nxisë qytetarët e veriut të marrin pjesë në qeverisjen e tyre, të jetojnë në një mjedis të zhvilluar ekonomik dhe në një shoqëri demokratike.
Vendimi u mbështet nga shefi i zyrës civile ndërkombëtare, Pieter Faith, sipas të cilit, ky është hapi tjetër teknik drejt krijimit të një komune të veçantë në Mitrovicën e Veriut, siç parashihet edhe me panin e krye ngeociatorit Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.
“Ky është një hap i rëndësishëm, por është i natyrës teknike, nuk duhet politizuar, dhe nuk duhet të jetë arsye për ata që nuk pajtohen, që të shkaktojnë dhunë”, tha zoti Faith duke ju referuar reagimeve të mundshme të përfaqësuesve të serbëve në veri që nuk pajtohen më shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.
Nëpërmjet kësaj zyreje synohet edhe krijimi i kontakteve me përfaqësuesit e komunitetit serb në veri, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës. Gjendja në atë zonë ka bërë që të shtohen kërkesat e komunitetit ndërkombëtarë që Prishtina të hartojë një qasje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e situatës së atjeshme.
Në kuadër të debateve për veriun është përmendur mundësia që kjo çështje të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Por rifillimi i këtyre bisedimeve ende mbetet i paqartë edhe për shkak të situatës në Serbi ku pritet të zbatohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se më parë duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura në bisedimet e deritashme.
“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është shumë i qartë. Fillimisht implementimi i marrëveshjeve në mes të shteti të Kosovës dhe Serbisë, para se gjithash ai për bashkëpunimet regjional dhe IBM dhe pastaj do të vijnë hapat tjerë për të vazhduar dialogu teknik. Por, fillimisht implementimi”, tha kryeministri Thaçi.
Analistët thonë ndërkaq se bisedimet që i siguruan Serbisë statusin ne vendit kandidat mund të kenë përfunduar dhe çështjet e pazgjidhura ndërmjet të dyja palëve mund të jenë temë e një formati të ri bisedimesh, një kërkesë e cila ka filluar të shtrohet në qarqet politike perëndimore.