Thaçi: Kosova me rrugë më të shkurtër drejt BE-së

Thaçi: Kosova me rrugë më të shkurtër drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha sot se vendi ka marrë konfirmimin për fillimin e studimit të fizibilietit për përfshirjen e saj në marrëveshjes e stabilizim asociimit me Bashkimin Evropian. Kjo u bë e mundur pas marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, marrëveshje e cila është kritikuar nga opozita e cila e sheh atë si të dëmshme për shtetësinë e Kosovës. Por, qeveria dhe diplomatët perëndimorë thonë se marrëveshja ishte zgjidhja më e mirë e mundshme e cila i siguron Kosovës përfaqësim të barabartë dhe përshpejtim të rrugës evropiane.