Në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se vendi është më afër Bashkimit Evropian i cili ka paralajmëruar fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përfshirjen e saj në siç thuhet, marrëdhënie kontraktuale. Kryeministri Thaçi tha se për herë të parë Serbisë i është bërë e qartë se rruga e saj drejt Bashkimit Evropian kalon nëpërmjet marrëdhënieve të mira me Kosovën, ndërsa kundërshtoi pohimet e partive opozitare se me përfshirjen në bisedimet me Beogradin, Kosova i ka ndihmuar Serbisë të afrohet me strukturat evropiane.