Videot e rreme, të krijuara nga inteligjenca artificiale – që njihen me emrin “deepfakes” – po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe më të vështira për t’u dalluar. Por disa video të tilla po përdoren për një qëllim të mirë.
Your browser doesn’t support HTML5
Një video ku Donald Trump pranon se është racist ose ajo e aktorit Tom Cruise duke pastruar kuzhinën janë video të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, të cilat sipas kompanisë për sigurinë kibernetike Sensity po bëhen më të zakonshme, më të zhvilluara dhe më të vështira për t’u dalluar.
Një raport i kompanisë thotë se 90 për qind e këtyre videove kanë në shënjestër gratë, imazhi i të cilave pëdoret për krijimin e fotove dhe videove nudo.
Akvisitja për të drejtat e grave, Noelle Martin, pa veten në një video të rreme me përmbajtje të papërshtatshme, që mori mijëra klikime.
Autorët e videos së rreme nuk janë identifikuar. Kjo nxiti zonjën Martin të nisë një fushatë për të ndihmuar gratë që përballen me situata të ngjashme.
“Është e lehtë t’u thuash njerëzve, qëndroni privatë, kini kujdes në atë që postoni, mos postoni fare ose mos mbani rrjete sociale. Ky qëndrim nuk përshtatet me vitin 2021”, tha ajo.
Zonja Martin i bën thirrje qeverisë që të rregullojë këtë dukuri.
Në SHBA vetëm Nju Jorku, Kalifornia, Virxhinia, Merilendi dhe Teksasi kanë ligje për këto video.
Miratimi i një ligji federal që ndalon videot e rreme duket i vështirë, thonë ekspertët.
“Për momentin janë pesë shtete në ShBA që kanë ligje kundër videove të rreme. Megjithatë, ato janë në kontekst shumë specifik. Në disa raste, ato lidhen me mashtrime të rënda politike. Veçanërisht, nëse krijon një video të tillë për një kandidat pak ditë para zgjedhjeve. Kjo sipas ligjeve në fuqi, mund të cilësohet vepër penale”, tha Jane Kirtley nga Universiteti i Minesotës.
Së fundmi, të ashtuquajturat videot e rreme gjeografike janë një shqetësim tjetër i madh.
Ato ofrojnë pamje të rreme satelitore, që kanë për qëllim keqinformimin për ndonjë katastrofë natyrore.
Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Uashingtonit, po punojnë për të idetifikuar mashtrimet.
“Ato mund të përdoren për arsye të ndryshme. Mund të simulohen bombardime në zona të ndryshme. Nga aspekti teknik, mung të krijohet çdo gjë ekziston në Tokë”, tha Bo Zhao nga Universiteti i Uashingtonit.
Por jo të gjitha videot e rreme janë të rrezikshme.
Një kompani e re prezantoi një program që dublon filmat e huaj dhe emisionet televizive, ndërsa përshtat zërin me lëvizjen e buzëve të aktorëve, pasi algoritmi të ketë analizuar shprehjet e fytyrës së tyre.
“Është një mundësi e jashtëzakonshme për të tejkaluar pengesat gjuhësore. Është mundësi e jashtëzakonshme që njerëzit të kenë qasje në përmbajtje botërore, gjë që më herët pengohej nga kufizimet gjuhësore”, tha Nick Lynes, bashkëthemelues i kompanisë Flawless.
Krijuesit e programit besojnë se në këtë rast, teknologjia mund ta mund ta çojë industrinë e filmit në një nivel tjetër,dhe të bëhet shembull i përdorimit të mirë dhe të efektshëm.