Në Maqedoni, krahas bojkotit të punës së Parlamentit nga ana e opozitës, gjendja duket si para një fushate zgjedhore. Të gjitha partitë shprehen për zgjedhje të parakohëshme, por nuk mund të pajtohen për datën e mbajtjes së tyre. Ndërkohë, po bëhen përpjekje për pastrimin e listave zgjedhore.