SHBA, jo kundër përpjekjeve për armatimin e rebelëve sirianë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të kundërshtojnë përpjekjet e Francës dhe Britanisë për të furnizuar me armë rebelët sirianë që luftojnë kundër ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad.

Duke folur sot në Uashington, zoti Kerry tha se presidenti Barack Obama e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të bllokojnë vende të tjera që marrin vendimin për të dhënë armë, në se flitet për Francën, Britaninë apo vende të tjera."

Javën e kaluar Franca tha se do të punojë me Britaninë për të ndihmuar rebelët sirianë në qoftë se vendet e BE nuk bien dakord për të lehtësuar një embargo që ndalon vendet anëtare të furnizojnë me armë për opozitën siriane. Kjo embargo përfundon në muajin maj.