Aktivistët sirianë thonë se mbi 250 njerëz, duke përfshirë një numër të madh civilësh, u vranë gjatë luftimeve në gjithë Sirinë dje.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britaninë e Madhe tha se kjo ishte dita me gjakderdhjen më të madhe gjatë kryengritjes 16 mujore kundër Presidentit Bashar al-Asad.
Kryengritësit morën kontrollin e postave kryesore kufitare me Irakun dhe Turqinë dje, duke i detyruar zyrtarët irakianë të mbyllnin kufirin me Sirinë. Iraku thotë gjithashtu se kryengritësit vranë të paktën 21 ushtarë sirianë në një pikë kufitare kalimi.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thonë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar pasi Rusia dhe Kina i vunë veton një rezolute për sanksione kundër Sirisë, nëse kjo e fundit nuk ndërpret dhunën.
Rezoluta do të kishte zgjatur mandatin e vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri. Ajo kërcënonte gjithashtu për sanksione kundër qeverisë së Asadit, nëse ky nuk do të ndalë përdorimin e armëve të rënda kundër kryengritësve dhe civilëve brenda 10 ditësh.
Vëzhguesi Sirian tha se kjo ishte dita me gjakderdhjen më të madhe gjatë kryengritjes 16 mujore kundër Presidentit al-Asad.