Surroi: Përparësi për qeverinë e ardhshme, normalizimi i marrëdhënieve me BE, NATO dhe Serbinë

  • Arben Xhixho

Surroi: Përparësi për qeverinë e ardhshme, normalizimi i marrëdhënieve me BE, NATO dhe Serbinë

Kosova ndodhet përpara dy momentesh të rëndësishme në ditët dhe javët që pasojnë. Më 12 dhjetor zhvillohen zgjedhjet e para që pas shpalljes së pavarësisë dhe menjëherë pas tyre, pas formimit të qeverisë, pritet të fillojë dialogu me Beogradin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, publicisti Veton Surroi tha se zjedhjet e 12 dhjetorit do të sjellin një opozitë të fortë në Kosovë, madje ai përshëndeti mobilizimin e partive politike gjatë fushatës elektorale. Zoti Surroi parashikon një krizë financiare në Kosovë për shkak të investimeve të tepëruara prandaj ai tha se detyre kryesore e qeverisë së pas zgjedhjeve duhet të jetë balancimi i buxhetit dhe krijimi i kushteve për investime, me synimin kryesor, krijimin e vendeve të punës, pra për të luftuar papunësinë e lartë në vend. Zoti Surroi tha se në bisedimet me Beogradin, Kosova duhet të ketë tre përparësi: Së pari është vendosja e normalitetit ligjor në territorin e vendit, përfshirë edhe Veriun. Së dyti, normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin, edhe në kushtet kur nuk ekziston njohja e ndërsjellë dhe së treti, normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.