Delegatët nga palët ndërluftuese në Sudanin e Jugut fillojnë bisedimet e paqes sot në Etiopi, pas disa javë dhune që la më shumë se një mijë të vdekur. Dje pati përleshje të reja mes trupave qeveritare dhe forcave besnike ndaj udhëheqësit të rebelëve Riek Machar në Bor, kryeqyteti i shtetit Jonglei në Sudanin e Jugut.
Presidenti i Sudanit Salva Kiir shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin Jonglei si dhe në shtetin Unity që prodhon naftë. Paralajmërimi për sigurinë vjen ndërsa zoti Kiir u përpoq t’i jepte fund krizës që krëcënon demokracinë dy-vjeçare.
"Vendi është në udhëkryq, është në buzë të greminës por ende mund të shpëtohet nga përshkallëzimi i mëtejshëm i dhunës”.
Gjakderdhja në vendin më të ri në botë filloi në mes të dhjetorit kur zoti Kiir akuzoi ish nënpresidentin Riek Machar për përpjekje të një grushti ushtarak.
Në prag të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga Autoriteti Ndërqeveritar për Zhvillim, një bllok rajonal i vendeve të Afrikës Lindore, Machar i tha Zërit të Amerikës se paqja nuk mund të arrihet nën udhëheqjen e zotit Kiir.
Dëshmitarët thane se një pjesë e dhunës është e motivuar etnikisht, me përkrahësit e zotit Kiir, anëtarë i fisit Dinka dhe mbështetësit e zotit Machar, nga fisi Nuer që bënë në shënjestër njëri tjetrin për shkak të prejardhjes së tyre.
Mijëra vetë kanë kërkuar strehë pranë misioneve të OKB-së.
"Si mund të kthehem në atë komunitet ku anëtarët e fisit Dinka na vënë në shënjestër për të na vrarë. Presidenti është i atij fisi dhe ne nuk mund të kthehemi pas por kërkojmë siguri ".
Gati 72 oficerë policie nga Bangladeshi kanë arritur në Sudanin e Jugut për të ndihmuar me sigurinë në bazat e OKB-së ku po shtohen refugjatët.
"Ne po i shfrytëzojmë për të patrulluar kampet dhe për të na ndihmuar. Për shembull një nga gjërat që kërkohet është kontrolli për armë, për të siguruar që kampet janë të sigurtë”.
Kombet e Bashkuara thonë se dhuna në Sudanin e Jugut ka detyruar më shumë se 180 mijë vetë të largohen nga shtëpitë e tyre.