Në Francë, sindikatat e punëtorëve, të hedhur në grevë, shkaktuan sot mbylljen e pjesëshme të transportit hekurudhor, ajror, të zyrave postare dhe të rafinerive në gjithë vendin, në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për të ngritur moshën e pensionit.
Nxënësit në qindra shkolla të mesme morën pjesë në protesta, në të cilat, sipas udhëheqësve të sindikatave, mund të marrin pjesë deri në 3 milion demonstrues. Kjo është protesta e tillë e katërt në 6 javë.
Protestat e mëparshme kanë zgjatur vetëm një ditë, por tani sindikatat janë zotuar se protesta e sotme nuk do të ketë fund deri sa qeveria e Presidentit Nicolas Sarkozy tërhiqet nga planet për ngritjen e moshës së pensioneve.
Më shumë se gjysma e shërbimeve hekurudhore u anulluan. Edhe gjysma e fluturimeve nga aeroporti Orly i Parisit dhe një e treta e fluturimeve nga aeroporti kryesor Charles de Gaulle pritej të anulloheshin.