Spanja lehtëson pjesërisht masat e ndalim-qarkullimit

policia spanjolle duke shpërndarë maska falas në stacionet e trenit

Spanja i lejoi disa biznese të rikthehen përsëri në punë të hënën. por pjesa më e madhe e masave në këtë vend, të njohura tashmë si nga më të rreptat në Evropë, mbetën në fuqi pavarësisht nga një ngadalësim në nivelin e vdekjeve nga koronavirusi.

Policia shpërndante maska për fytyrën njerëzve që kalonin nëpër qendrat kryesore të transportit kur shkonin për në punë, megjithëse vetëm disa udhëtarë u panë duke përdorur stacionin e trenit Atocha, në Madrid, dhe trafiku rrugor ishte kryesisht me autobusë publikë.


Megjithëse disa aktivitete, përfshirë ndërtimin dhe prodhimin, u lejuan të rifillojnë, Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa tha se Spanja vazhdon të jetë e mbyllur. Dyqanet, baret dhe hapësirat publike janë vendosur të qëndrojnë të mbyllura deri të paktën në 26 Prill.


Kufizimet kanë ndihmuar në ngadalësimin e një niveli rritjeje shumë të madhe të vdekjeve që arriti kulmin në fillim të prillit dhe disa punëtorë shprehën shqetësimin se një relaksim mund të shkaktojë një rritje të rasteve.


"Unë do të preferoja të prisja 15 ditë të tjera të mbyllura në shtëpi ose të paktën një javë më shumë dhe pastaj të kthehesha," tha Carlos Mogorron, një inxhinier 27-vjeçar që ishte duke planifikuar të kthehej në punë të martën .


Spanja regjistroi rritjen e saj më të vogël proporcionale ditore në numrin e vdekjeve dhe infeksioneve të reja që nga fillimi i marsit, me numrin e përgjithshëm të rritur nga 517 në 17,489.

Ministria e Shëndetësisë tha të hënën se rastet e konfirmuara të koronavirusit arritën në 169.496, nga 166.019 një ditë më parë.