Ndërkohë që ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Edward Snowden po familjarizohet me jetën e azilantit diku në Rusi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara u takua dje me ndihmës të lartë të Kremlinit për të diskutuar statusin e tij të ri, ndërkohë që Snowden kërkohet nga autoritetet amerikane për nxjerrjen e dokumentave sekrete.
Takimi i ambasadorit Michael McFaul me ndihmësin e Kremlinit Yuri Ushakov u zhvillua ndërkohë që Kremili po përpiqet të mos i kushtojë shumë rëndësi faktit që i ka ofruar për një vit statusin e azilantit, amerikanit Edward Snowden që kërkohet për nxjerrjen e dokumentave sekrete që japin hollësi mbi programe të fshehta për përgjimin e tabulateve telefonike dhe aktivitetit në internet nga Agjencia Amerikane për Sigurinë Kombëtare.
Presidenti Vladimir Putin vizitoi një kamp veror për fëmijë dhe iu përgjigj pyetjeve për çdo temë, përveç çështjes së Snowdenit. Në një moment ai foli edhe për një peshk të madh që kishte kapur një javë më parë.
Ndërsa zyrtarët e Kremlinit u përpoqën të mos i kushtojnë rëndësi kësaj teme, analistët spekulonin se Shtetet e Bashkuara mund të anulojnë një takim të ministrave rusë të jashtëm dhe të mbrojtjes me homologët e tyre amerikanë. Shtëpia e Bardhë nuk ka thënë nëse këto takime, apo takimi i Presidentit Obama me Presidentin Putin muajin e ardhshëm mund të anulohen.
Në Moskë, avokatët e Snowdenit publikuan një foto ku ai shfaqet duke buzëqeshur ndërkohë që largohet nga aeroporti i Moskës. Dalja e tij të enjten nga aeroporti i jep fund një bllokimi afro 6 javësh në zonën e tranzitit.
Avokati Anatoly Kucherena tha dje për agjencinë e lajmeve Interfax se Snowden “ka arritur në vendin ku do të qëndrojë dhe ndjehet mirë dhe plotësisht i sigurtë”. Zoti Kucherena nuk pranoi të thoshte nëse Snowden është vendosur në Moskë apo të specifikonte një vend tjetër.
Nëse Snowden vendos të qëndrojë në Rusi, shumë shpejt do të mund të gjejë punë dhe një të dashur. Pavel Durov, themeluesi i faqes elektronike ruse V Kontakte, e ngjashme me Facebookun, i ka ofruar atij punë si specialist informatike.
Dhjetëra vajza ruse i kanë dërguar letra përmes avokatit të tij. Dhe një ruse e njohur, Anna Chapman, i ka propozuar të martohen. Tre vjet më parë, Anna Chapman u ndalua në Nju Jork nga autoritetet amerikane nën akuzat se po spiunonte në interes të Rusisë. Ajo u deportua në Rusi, ku tani drejton një program televiziv.