Ministri i Jashtëm i vendit tha se grupi i opozitës është i jashtëligjshëm.
Ministri i jashtëm sirian paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar të mos njohë këshillin e ri të opozitës.
Valid al-Moallen tha sot se Damasku do të marrë marra të rrepta kundër çdo vendi që njeh Këshillim Kombëtar Sirian. Ai tha se grupi i opozitës është i jashtëligjshëm.
Dhjetra udhëheqës të opozitës siriane u takuan dje në Stokholm për të diskutuar strategjitë për përparimin e reformave.
Ndërkohë forcat e sigurisë në Siri qëlluan mbi pjesëmarrësit në funeralin e një udhëheqësi të shquar të opozitës duke vrarë pesë persona.