Presidenti Barack Obama po konsultohet me udhëheqësit e Kongresit para se të vendosë nëse do të ndërmarrë një sulm ushtarak kundër Sirisë në përgjigje të akuzave se regjimi i Damaskut përdori armë kimike kundër popullatës siriane.
Presidenti Obama thotë se nëse vendos të sulmojë Sirinë, operacioni ushtarak do të jetë “i kufizuar”. Ai thotë se objektivi do të jetë dobësimi i aftësisë së Sirisë për të përdorur armë kimike tani dhe në të ardhmen.
Christopher Hill, që ka shërbyer si ambasador amerikan në Irak dhe i dërguar i posaçëm në Kosovë në periudhën 1996-99, mbështet sulmet e kufizuara ushtarake.
“Shtetet e Bashkuara dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjen ndaj përdorimit të armëve që u ndaluan para 100 vjetësh, armë që nuk u përdorën as nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore për shak të pasojave të tyre gjatë Luftës së Parë Botërore. Britania e Madhe në veçanti pati mijëra ushtarë që u verbuan ose u vranë nga këto armë gjatë Luftës së Parë Botërore”.
Ambasadori Hill thotë se është shumë e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të dërgojë një sinjal të fuqishëm se kushdo që përdor këto armë do të përballet me pasoja.
"Problemi në Siri lidhet me faktin se nuk ekziston një strategji për të ardhmen. Njerëzit në Siri luftojnë, ose në mbrojtje të Assadit ose kundër tij, sepse ata nuk kanë asnjë ide rreth së ardhmes së vendit të tyre dhe ata mendojnë që për të ruajtur të ardhmen e tyre ata duhet të luftojnë”.
Gjenerali në pension, Anthony Zinni, i cili ishte komandant i operacionit ushtarak që Shtetet e Bashkuara ndërmorrën kundër Irakut në vitin 1998, është dakord me ambasadorin Hill.
“Pa një strategji të qartë, e ardhmja është e pasigurtë”.
Shumë ekspertë shtrojnë pikërisht këtë pyetje: Çfarë do të ndodhë pas sulmeve “të kufizuara” të Shteteve të Bashkuara në Siri?
Zoti Zinni thotë se ndërhyrja ushtarake amerikane do të forcojë padyshim fraksionet rebele, që bashkëpunojnë me elementë të al-Kaidës, në luftën e tyre kundër forcave qeveritare siriane.
“Çdo sulm kundër Assadit e dobëson atë. Kur dobësohet Assadi, forcohet opozita dhe këta elementë ekstremistë janë gjithashtu pjesë e opozitës”.
Skenarë të tjerë përfshijnë sulme të grupit militant shi’it Hezbollah kundër objektivave perëndimore dhe izraelite, ndërkohë që disa analistë thonë se forcat siriane mund të përdorin më shumë armë kimike kundër rebelëve dhe civilëve.
Lidhur me reagimin e botës arabe ndaj një sulmi ushtarak amerikan në Siri, gjenerali Zinni thotë se ka të ngjarë që ai të jetë i përzjerë.
“Popullsia e besimit suni mund ta mbështesin sulmin ndërsa ajo shi’ite jo. Në Bejrut, Hezbollahu do të reagojë negativisht ashtu si Alavitët por edhe të krishterët, sepse ata kanë bashkëpunuar në Siri. Në Arabinë Saudite, në Jordani dhe gjetkë në rajone me shumicë të besimit suni mund të shikohet një reagim tjetër. Pra nuk mund të bëhet një deklaratë e përgjithshme rreth mendimit apo reagimit të vendeve arabe”.
Por zoti Zinni thotë se një gjë është e sigurtë.
“Sapo Presidenti Bashar al-Assad të humbasë pushtetin, nëse dhe kur të ndodhë kjo, Siria mund të përfshihet nga një kaos më i madh se sa tani. Lufta civile nuk do të marrë fund sepse ajo shoqërohet me atë që quhet ‘Akti i Dytë’ i luftës civile”.
Zoti Zinni thotë se ky akt i dytë ka të ngjarë t’i vërë kundër njera tjetrës grupet e opozitës në Siri, pas regjimit të Assadit.