Intensifikohet dhuna në Siri

Mediat shtetërore thanë se një pilot u hodh me parashut pasi avioni i tij pësoi probleme teknike, ndërsa rebelët pretendojnë se ata rrëzuan avionin qeveritar

Mediat shtetërore në Siri thanë sot se një pilot u hodh me parashut pasi avioni i tij pësoi probleme teknike, ndërsa rebelët pretendojnë se ishin ata që rrëzuan avionin qeveritar.

Agjencia zyrtare e lajmeve SANA tha se një aeroplan ushtarak kishte hasur në probleme teknike gjatë një “misioni rutinë trajnimi” në lindje të Sirisë. Autoritetet tani janë në kërkim të pilotit.

Aktivistët e opozitës kanë hedhur një video amatore në YouTube që tregon një avion luftarak të përfshirë nga zjarri dhe tymi. Në video shihet një person që festonte dhe thoshte se aeroplani ishte goditur në qytetin Mohassen të provincës Deir al-zor.

Verifikimi i videos nga mediat e pavarura ishte i pamundur.

Sipas njoftimeve të dëshmitarëve, qeveria siriane ka përdorur avionë luftarakë në sulmet të saj më të fundit kundër zonave të kontrolluara nga rebelët.

Ndërkohë, kreu i vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri thotë se dhuna është intensifikuar në të gjithë vendin, duke fajësuar të dyja palët se kanë injoruar gjendjen e civilëve.

Misioni i OKB-së përfundon pas gjashtë ditësh. Numri i tyre është shkurtuar me një të tretën për shkak të dhunës që e bën të pamundur lëvizjen e siguritë të vëzhguesve.

Më pare, Lidhja Arabe shtyhu një takim të ministrave të jashtëm të planifikuar për të djelën në Arabinë Saudite për të diskutuar situatën në Siri dhe zëvendësimin e të dërguarit të paqes Kofi Anna, i cili dha dorëheqjen.

Një zyrtar i Lidhjes Arave nuk dha arsye për vonesën dhe nuk tha se kur do të zhvillohet takimi.