Kombet e Bashkuara thonë se mbi tre milionë vetë janë arratisur nga lufta civile në Siri, duke krijuar "emergjencën më të madhe humanitare të kohës sonë".
Në një deklaratë sot, agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR tha se një milionë prej këtyre refugjatëve kanë ikur vetëm vitin e fundit nga "kushtet gjithnjë e më të tmerrshme" në Siri.
Në deklaratë thuhet se kjo shifër nuk përfshin qindra mijëra vetë që nuk janë regjistruar si refugjatë. Po ashtu thuhet se 6.5 milionë të tjerë janë shpërngulur brenda Sirisë.