Organizatorët synojnë që masat e sigurisë të përmbushen pa ndërhyrë me atmosferën e konkurrimeve atletike
Ndërkohë që afron momenti i hapjes së Lojërave Olimpike 2012 në Londër, shqetësim kryesor për organizatorët mbetet siguria. Që nga sulmi në Lojërat e Mynihut në vitin 1972 dhe me rritjen e terrorizmit gjatë viteve të fundit, siguria përfaqëson një përqindje të konsiderueshme të buxhetit për Lojërat Olimpike si dhe një masë të madhe energjie nga zyrtarët, tifozët dhe pjesëmarrësit.
Pilotë të Forcave Ajrore Britanike kanë bërë përgatitje për skenarin si t’i afrohen Stadiumit Olimpik, nëse mobilizohen për të reaguar në rast emergjence.
Zyrtarët britanikë po përdorin të gjitha burimet për t’u përgatitur për çdo skenar të mundshëm, përfshirë edhe vendosjen në gatishmëri të avionëve luftarakë. Ata do të dislokojnë gjithashtu 17 mijë trupa si dhe do të vendosin raketa anti-ajrore në lagje banimi përreth Parkut Olimpik. Është angazhuar edhe marina, e cila ka mobilizuar një anije luftarake dhe mjete të vogla lundrimi mbi lumin Tamiz.
Roli i ushtrisë u rrit me vendosjen në dispozicion të mijëra trupave, pasi një kompani private sigurie nuk arriti të rekrutonte një numër të mjaftueshëm rojesh. Zyrtarët thonë se problemi nuk do të ndikojë tek masat e sigurisë për këto Lojëra, por gjithsesi përbën sfida, shpjegon konsulenti për sigurinë David Rubens:
“Mendoj se përgjigja e sinqertë është se organizatorët nuk janë të përgatitur. Ata do të duhet të gjejnë mënyra për të kapërcyer këtë problem që lindi së fundmi, dhe jo të ndjekin skenarin që kishin planifikuar në fillim”.
Pjesa më e madhe e miliona tifozëve në këto Lojëra dhe dhjetëra mijëra pjesëmarrësit nuk do të shohin komponentin ushtarak gjatë aktiviteteve sportive. Për ta, pjesëmarrja do t’i ngjasojë kalimit nëpër aeroport. Personeli i sigurisë pati rastin të testonte masat gjatë provave olimpike këtë vit, përfshirë pjesëmarrjen e një ekipi të vogël sportiv.
Edhe qendra e komandës së sigurisë për Parkun Olimpik u vu në provë, pasi u ndezën të gjithë monitorët e teknologjisë më moderne që kontrollojnë çdo cep të sipërfaqes prej 200 hektarësh. Në qendër veprojnë specialistë të policisë dhe civilë. Ndër to është edhe Ndihmës Komisioneri Chris Allison, zyrtari më i lartë i rendit për sigurinë e Olimpikeve:
“Do të shihni forca të shumta policore. Por ne do të përpiqemi që prania jonë të mos jetë e ekzagjeruar, pasi duam që vëmendja të jetë tek aktivitetet sportive dhe përvoja e spektatorëve”.
Siguria në dhjetëra mjedise olimpike në të gjithë Londrën do të jetë një sfidë madhore.
Kryetari i Komitetit Organizator Olimpik të Londrës, ish-medalisti britanik Sebastian Coe, thotë se megjithëse do të bëhen të gjitha përpjekjet për të shmangur kërcënimet, siguria nuk është tema dominante e Lojërave:
“Kemi ftuar njerëz të vijnë në Londër për të festuar aktivitetin më të madh sportiv që ka parë ky vend. Nuk i kemi ftuar në një qytet të fortifikuar. Pra do të kujdesemi që të mos e teprojmë. Zakonisht në Britani gjithmonë e realizojmë këtë balancë”.
Kur të fillojnë Lojërat, njerëz nga mbarë bota do të kenë rastin të shohin si do ta përballojnë britanikët sfidën e 17 ditëve të Lojërave Olimpike.