Një Gjykatë në Prishtinë, shtyu për javën që vjen seancën për konfirmimin e aktakuzës ndaj deputetit të Parlamentit të Kosovës Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerëve, të akuzuar për krime lufte. Një muaj më parë, një prokuror i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, kishte ngritur një aktakuzë kundër zotit Limaj dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.