Shtyhet gjyqi ndaj Zhak Shirakut

  • Zëri Amerikës

Chổi được dựng đứng hôm 19 tháng 9 tại một bãi biển ở Brazil để phản đối nạn tham nhũng. Có tất cả 594 cây chổi, tượng trưng cho số đại biểu Quốc hội Brazil. (AP Photo/Felipe Dana)

Një gjykatë franceze ka shtyrë gjyqin ndaj ish presidentit francez Zhak Shirak i cili akuzohet për përvetësim të fondeve publike.

Gjykatësi Dominique Pauthe vendosi dje pezullimin e gjyqit deri në 20 qershor. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese duhet të konsultohet nëse për disa çështje ka kaluar koha për ngritjen e akuzave.

Z. Zhak Shirak akuzohet për keqpërdorim të fondeve publike kur ishte në detyrën e kryetarit të bashkisë së Parisit, në periudhën 1977-1995.

Në bazë të akuzave për konflikt interesi, zoti Shirak i ka përdorur fondet e bashkisë së qytetit ose të kompanive të ndërtimit për të paguar miq dhe aleatë të tij për punë që nuk kanë ekzistuar fare. Ish presidenti 78 vjeçar akuzohet gjithashtu se ka përdorur fonde të bashkisë për të paguar ndihmësit e tij politikë.

Zoti Shirak ka hedhur poshtë çdo shkelje gjatë shërbimit të tij si kryetar bashkie. Nëse ai gjendet fajtor, ai mund të dënohet me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë prej 210 mijë dollarësh.

Zoti Shirak kishte imunitet nga ndjekja penale në periudhën që ishte president në vitet 1995 – 2007.