Qyteti i Fushë-Krujës vendosi sot në sheshin e vet kryesor një shtatotore të presidentit Xhorxh. W. Bush. Qytetarët, artistët dhe zyrtarët pohuan se e ndërmorën këtë hap në shenjë mirënjohje për mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara i japin Shqiperisë dhe Kosovës në arenën e diplomacisë botërore. Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, ishte në Fushë-Krujë dhe përgatiti këtë material.