Shqipëri, fshati Obot i izoluar nga përmbytjet

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Prej 21 ditësh, fshati Obot i njësisë administrative Ana e Malit, është thuajse i izoluar nga ujërat. Në fshat mund të hyhet vetëm me ndihmën e makinave të larta të ushtrisë. Të gjitha banesat janë të rrethuara nga uji dhe banorët thonë se po përballen me vështirësi të shumta. Ata kërkojnë ndihmën e strukturave vendore dhe atyre qendrore të pushtetit, ndërkohë që pohojnë se të paktë janë zyrtarët që kanë shkuar në fshatin e tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte sot në fshatin Obot.