Shqipëria nis pas disa javësh procesin e regjistrimit të popullsisë

  • Rudina Dervishi

Shqipëria nis pas disa javësh procesin e regjistrimit të popullsisë

Shqipëria nis pas disa javësh procesin e regjistrimit të popullsisë dhe të banesave. Ky proces kryhet çdo dhjetë vjet, dhe krijon një bazë të dhënash të reja mbi ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Regjistrimi i të dhënave të reja ekonomike e sociale pritet të mbështesë studimet dhe investimet në sektorë të ndryshëm. Por parapërgatitjet e këtij regjistrimi kanë nxitur kundërshtimet e disa grupimeve të ndryshme, shoqata dhe organizata në Shqipëri. Intervistë në studio me ministrin e Inovacionit të Shqipërisë, Genc Pollo i cili kryeson Komisionin për Regjistrimin e Popullsisë, që me ligjin e ri quhet, cens, ose numërimi i popullsisë.