Edhe në zonat juglindore dhe jugore të Shqipërisë moti i keq me reshje të mëdha bore ka sjellë probleme veçanërisht në komunat malore.
Njësitë vendore po u japin ndihmën shëndetësore rasteve të emergjencave, duke u përpjekur t'i mbajnë të kalueshme akset e rrugëve kombëtare. Në Gjirokstër policia tha se ka në kontroll aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, ndërkohë që Pika kufitare e Kakavijës me Greqinë funksionon normalisht.
Policia tha se në disa raste është dhënë ndihma e parë nga ekipet shëndetësore për gra shtatëzëna, të moshuar dhe fëmijë në nevojë.
Spitali rajonal i Gjirokastrës tha se rastet e paraqitura nuk kanë rrezikuar jetën e banorëve. Moti i keq në zonat malore vazhdon me reshje bore ndërsa përmbyjet në zonat më të ulta kanë sjellë edhe rrëshitje në disa segmente rrugore. Moti i keq vazhdon edhe në Greqinë e Veriut, ku disa segmente janë të pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.