Në Shqipëri zëvendëskryeministri Ilir Meta reagoi sot duke e quajtur një përgjim të pështirë videon e shfaqur mbrëmë në emisionin Fiks Fare të Top Chanel ku në zyrën e ministrit të atëhershëm të ekonomisë Dritan prifti ai shfaqet duke kërkuar favore për emërime, apo tendera për të cilat sipas videos ofrohen edhe ryshfete. Zoti Meta tha se ai nuk kishte arsye të jepte dorëheqjen dhe se për t’i hapur rrugë drejtësisë ai ka kërkuar zyrtarisht tërheqjen nga mbrojtja e imunitetit. Zoti Prifti nderkohe tha se gjithshka e transmetuar eshte e vertet. Nga ana e saj prokuoria njoftoi sot se ka nisur precedim penal për cështjen.