Policia bllokoi në Jug të Shqipërisë rreth një tonë lëndë narkotike me destinacion Greqinë. Operacioni u finalizua në segmentin e rrugës që lidh Gjirokastrën me Pikën kufitare të Kakavijës. Policia tha se arrestoi një person që transportonte lëndën narkotike dhe shpalli në kërkim dy persona të tjerë.