Kreu i OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Wollfarth, i inkurajoi sot partitë politike që t’i paraqesin Komisionit Qendror të Zgjedhor propozimet për anëtarë të komisioneve zgjedhore, në bazë të Kodit Zgjedhor.
Prania e OSBE-së thotë se sipas informacioneve të saj, asnjë parti politike nuk ka dorëzuar në KQZ listën e plotë të kandidatëve.
“Shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit presin që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen më 8 maj, ashtu siç janë dekretuar nga Presidenti i Republikës”, thotë Ambasadori Wollfarth.
Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit për paraqitjen e emrave të komisionerëve të komisioneve të nivelit të dytë ishte 24 janari. Afati që KQZ-ja të formojë të gjitha komisionet është 7 shkurti.