Në Shqipëri, Opozita e Bashkuar bëri të ditur sot se po organizon tubime popullore, në shenjë proteste ndaj korrupsionit qeveritar, që dyshohet se përmban kaseta filmike e shfaqur këtë javë me ish-zevendes-kryeministrin Ilir Meta. Zoti Meta dha doreheqjen dje, per t'u përballur me drejtesinë, por opozita thotë se kjo nuk mjafton për ta luftuar korrupsonin, dhe se në protestat e javës së ardhshme do të kërkoje mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.