Kryeprokurorja Ina Rama refuzon t'u përgjigjet pyetjeve të komisionit hetimor

  • Armand Mero
    Tiranë

Kryeprokurorja Ina Rama refuzon t'u përgjigjet pyetjeve të komisionit hetimor

Kryeprorkurorja e Pergjithshme Ina Rama refuzoi sot në mbrëmje t'i përgjigjej pyetjeve të Komisionit hetimor parlamentar të ngritur për ngjarjet e 21 janarit.

Ajo ju referua legjislacionit i cili sic shpjegoi ajo "e ndalon atë të japë shpjegime për cështje specifike që janë nën hetim", tha zonja Rama duke u larguar më pas nga Komisioni.

Anetarët e tij, të gjithë përfaqesues të shumicës së djathtë, e cilesuan qendrimin e kryeprokurores si një sjellje arrogante dhe mungesë të theksuar respekti ndaj institucionit të parlamentit.