Shqipëri, kërkohen përpjekje për rehabilitimin moral të antikomunistëve

Shqipëri, kërkohen përpjekje për rehabilitimin moral të antikomunistëve

Organizatat e ish të përndjekurve politikë të regjimit komunist në Shqipëri po kërkojnë më shumë përpjekje për rehabilitimin moral të antikomunistëve të shquar dhe familjeve të tyre. Ata thonë se kjo do të sillte një vlerë të madhe për shoqërinë shqiptare, e cila nderon veten duke njohur dhe respektuar viktimat e diktaturës. Veprimtarët e kësaj fushe vlerësojnë përpjekjet e presidentit, parlamentit dhe qeverisë në këtë aspekt, por thonë se ato janë ende të pamjaftueshme dhe duhet bërë më tepër që krimet e atij regjimi të ndriçohen për të mos u përsëritur më.