Shqipëri, debate për tabulatet telefonike

  • Armand Mero

Shqipëri, debate për tabulatet telefonike

Në Shqipëri vendimi i mbrëmshëm i komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit për të patur në dispozicionin tabulatet telefonike të krerëve më të lartë të shtetit, deputetëve të opozitës dhe te kryeprokurores apo dhe drejtorit të shërbimeve sekrete, është konsideruar e paligjshme nga opozita duke nxitur sot reagimin e ashpër të saj. Kryetari socialist Edi Rama tha se dhuna e qeverisë ndaj institucioneve po kërcënon shembjen e plotë të një shteti të dobësuar sisitematikisht. Po sot gjykata e Tiranës la në burg tre persona të arrestuar pasi dyshohet se po tentonin eleminimin fizik të kryetarit socialist.