Në Shqipëri drejtuesit e të dy kampeve kryesore politike u shprehën sot entuziastë me rezultatet e arritura në zgjedhjet e 8 majit. Duke ju referuar votave të shumta në favor që ka marrë koalicioni i djathtë, i drejtuar prej tij, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ishte një votë plebishitare në përkrahje të reformave, ndërkohë që edhe në Tiranë, ku e djathta ka marrë 7 nga 11 njësitë bashkiake, qytetarët sipas tij zgjodhën blunë e Partisë Demokratike. Nga ana e tij kryetari i opozitës, Edi Rama, foli për një fitore historike, ndërsa deklaroi se rezultati i Tiranës nuk mund të përmbyset, sipas tij, në tavolinë.