Në Shqipëri, parlamenti rrëzoi sot me votat e shumicës së djathtë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor mbi veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.
Sipas opozitës, kërkesa për hetim është paraqitur pasi për muaj me radhë ministria e mbrotjes refuzoi kontrollin parlamentar të anëtarëve të komisionit të Sigurisë, tha deputeti Piro Lutaj.
Socialistët kanë lëshuar akuza sipas të cilave shërbimi informativ i ushtrisë ka realizuar përgjime të jashtëligjshme të anëtarëve të opozitës, të trupit diplomatik apo është pajisur me armatime që sipas tyre nuk i takojnë këtij shërbimi. Sipas zotit Lutaj ka dyshime të forta për korrupsion dhe abuzime me fondet në ministrinë e Mbrojtjes.
Por shumica e rrëzoi kërkesën pasi sipas saj objekti i hetimit ishte formuluar në kundërshtim me ligjin dhe përcaktimet e gjykatës kushtetuese. Deputeti Enekelejd Alibeaj tha se socialistët nuk ishin të interesuar për një hetim të vërtetë por se e kërkonin atë si pjesë e lojës politike