Në Prishtinë, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi tha se Shkupi zyrtar është kundër çdo ideje për trajtimin veçantë të veriut të Kosovës, sepse kjo do të nxiste kërkesa të ngjashme edhe në pjesët tjera të rajonit. Ai i bëri këto komente pas takimeve me drejtues të lartë të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për tensionet e fundit në Maqedoni por edhe në veriun e Kosovës.