Shkup: Gjendje e qetë pas incidentit tek kalaja

  • Isak Ramadani
    Shkup

Shkup: Gjendje e qetë pas incidentit tek kalaja

Gjendja në Shkup ishte e qetë pas ngjarjeve të dhunshme që shpërthyen dje në kalanë e qytetit. Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë në pyetje disa pjesëmarrës në incident, por nuk ka mbajtur askënd nën arrest. Ministria e Rendit ka thënë se policia ka vepruar sipas rregullave gjatë ngjarjeve të djeshme. Megjithatë, komentet fyese midis maqedonasve dhe shqiptarëve të rinj kanë vazhduar në rrjetet sociale në internet.