Shkodër, të rinjtë në mbrojtje të mjedisit

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Të rinj vullnetarë të shoqatës mjedisore "Eko Mendja" u bashkuan sot në pikën turistikë të Shirokës për pastrimin e bregut të Liqenit të Shkodrës, një nga zonat e rëndësishme turistike në rajon. Me ta u bashkuan edhe një grup të rinjsh nga Kanadaja. Ndotja e lumejve dhe liqeneve nga hedhja e mbeturinave vazhdon të jetë një problem serioz në Shqipëri. Të rinjtë vullnetarë të “Eko Mendja” thonë se institucionet, por edhe komunitetet lokale është e nevojshme të ndërgjegjesohen më shumë për rëndësinë e mbrojtjes e mjedisit të përbashket natyror.