Rreth 20 mijë numri i personave të evakuuar nga zonat e përmbytura

  • Pëllumb Sulo
    Shkodër

Rreth 20 mijë numri i personave të evakuuar nga zonat e përmbytura

Në Shqipëri, autoritetet e emergjencave civile bënë të ditur se ka arritur në rreth 20 mijë numeri i personave të evakuuar nga zonat e përmbytura të Nënshkodrës dhe lagjet periferike të qytetit. Pas ndërprerjes së përkohëshme të rreshjeve dhe pakësimit të shkarkimeve nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, ujërat janë tërhequr me disa centimetër, por pa sjellë ndonjë ndryshim të dukshm në zonat e përmbytura. E rëndë është situata edhe brenda në qytet, ku uji ka përmbytur disa qindra banesa dhe biznese private dhe ku me shumë se 20 mijë banorë po ndeshen me vështirësi për të lëvizur dhe për t'u furnizuar me ushqime dhe ujë te pijshëm.