Në Shkodër u zhvillua sot në mesditë ceremonia e rivarrimit të Tomë Ndojës, një ndër të ekzekutuarit e regjimit komunist pas revoltës së muajit maj të vitit 1984, në kampin e Qafë Barit, ku vuajtën dënimin një pjesë e madhe e të burgosurve politikë të Shqipërisë. Eshtrat e Tomë Ndojës dhe të Sokol Sokolit, te dy të pushkatuar në revoltën e Qafë Barit, u gjetën ditët e fundit, pas shumë vite kërkimesh, në afërsi të qytetit të Shkodrës, në një zonë të dyshuar prej vitesh si një varrezë masive, ku regjimi komunist ekzekutoi dhe fshehu trupat e kundërshtarëve politikë.