Deputeti i PD-së Shehaj flet për politikën dhe nismat e tij filantropike

  • Keida Kostreci

Your browser doesn’t support HTML5

Deputeti i PD-së Agron Shehaj, i cili ndodhet në Uashington me ftesë të Institutit Republikan Amerikan, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se një vetting i politikës i propozuar nga partia e tij do ta çlironte Shqipërinë një herë e mirë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Your browser doesn’t support HTML5

Intervistë me deputetin e PD-së, Agron Shehaj

Megjithëse Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë deri tani në sesionin e ri të parlamentit, zoti Shehaj tha se PD-ja nuk po e boikoton parlamentin dhe zgjidhja nuk është bojkoti.

Zoti Shehaj është njëkohësisht themelues i Fondacionit “Lumo Skëndo” që bëri kërkesën për terheqjen e eshtrave të Mid’hat dhe ai tha se forndacioni po merret tani me përgatitjen për botim të gjithë veprës së Frasherit që do të ketë 13 vëllime.

Ai ka krijuar edhe Fondacionin “Kujto” pjesë e së cilit është një faqe ku arkivohen historitë e viktimave dhe të mbijetuarit e komunizmit dhe ku deri më sot janë përfshirë 50 mijë profile.

Ai tha se ky dokumentim i dëshmive ka rëndësi si për brezat aktualë, edhe ata të ardhshëm dhe se një pjesë e mungesës së një ndjeshmërie tek disa për këto vuajtje, vijnë edhe nga mosnjohja e historisë.