SHBA, thirrje shtetasve amerikanë të mos udhëtojnë në Jemen

  • Zëri Amerikës

Dan Choi, an Iraq War veteran and a West Point graduate who was discharged from the military in July because he announced publicly that he is gay, reacts as he waits to enter the U.S. Armed Forces Recruiting Center in Times Square, hoping to re-enlist on

Qeveria amerikane po u bën thirrje shtetasve amerikanë të mos udhëtojnë në Jemen dhe atyre që ndodhen atje po u bën thirrje të largohen.

Departamenti i Shtetit lëshoi sot paralajmërimin për të mos udhëtuar në Jemen, ku thuhej se niveli i rrezikut atje është tepër i lartë, për shkak të aktiviteteve terroriste dhe trazirave civile. Departamenti i Shtetit tha se ka autorizuar largimin vullnetar të anëtarëve të familjeve të ekipit të punonjësve të ambasadës amerikane dhe të personelit jo të domosdoshëm.

Në deklaratë thuhet se në rast të një krize, mundësia e evakuimit nga Jemeni do të ishte tepër e kufizuar.

Atje ka patur prej disa javësh demonstrata nga protestuesit kundër qeverisë, që kërkojnë largimin nga pushteti të Presidentit Ali Abdullah Saleh.

Përleshjet mes forcave qeveritare dhe atyre të opozitës kanë shkaktuar viktima.

Në Jemen kanë qenë aktive edhe organizata terroriste, si Al kaida me bazë në Gadishullin Arabik.