Uashingtoni e përqendron vemendjen te Siria

二战老飞机飞越华盛顿 庆祝欧洲胜利70周年 (美国之音杨晨拍摄)

Presidenti Barack Obama po e përqendron edhe më tej vëmendjen tek Siria pas dështimit të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara që kishin synim dhënien fund të luftës civile në atë vend.
Bllokimet diplomatike po e detyrojnë Uashingtonin që të rishikojë qasjen ndaj Sirisë. Presidenti Barack Obama.

“Ne do të veprojmë menjëherë për të ndihmuar situatën humanitare atje. Do të ketë veprime të menjëhershme për të ushtruar më shumë trysni ndaj regjimit të Assad-it. Do të diskutojmë me të gjitha palët e përfshira për t’i dhënë shtytje zgjidhjeve diplomatike”.

Presidenti Obama i bëri komentet pasi ndërmjetësi i OKB-së Lakhdar Brahimi tha se ishin bllokuar negociatat disa ditore mes qeverisë siriane dhe koalicionit opozitar për qeverisjen e vendit pas epokës së Assad-it. Ndërmjetësi Lakhdar Brahimi.

“Është më mirë sepse secila palë do të reflektojë dhe marrë përgjegjësitë. A duan ata që ky proces paqeje të ndodhë apo jo?”

Përfaqësuesit rebelë dhe qeveritarë shkëmbyen akuza rreth bllokimit të negociatave. Ndërkohë në Siri vazhdon gjakderdhja.

Ligjvënësit amerikanë po vëzhgojnë gjakderdhjen në Siri. Senatori John McCain kërkon reagim më të rreptë.

“Ku është presidenti Obama që tha se refuzon të pranojë që tiranët e dhunshëm të vrasin njerëzit e tyre pa u ndëshkuar, ndërkohë që vendet më të forta në historinë e botës rrinë duarkryq?”

Prej kohësh, zoti McCain ka kërkuar krijimin e një zone për ndalimin e fluturimeve mbi Siri dhe armatosjen e rebelëve pa lidhje me al-Kaidën.

“Alternativat tona për t'i dhënë fund konfliktit në Siri nuk kanë qënë të mira dhe tani janë edhe më keq dhe të pakta. Por askush nuk duhet të besojë se edhe tani jemi pa alternativa.”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney reagoi ndaj komenteve të senatorit.

“Nuk e di saktësisht se për çfarë e ka fjalën, mos kërkon ndërhyrje ushtarake në Siri? Nuk e di.”

Administrata e ka përjashtuar dërgimin e trupave në Siri. Zëdhënësi Carney tha se diplomacia mbetet shpresa më e mirë për paqen në Siri por shtoi se administrata e presidentit Obama do ta mbajë përgjegjëse qeverinë e Assadit për brutalitetin që ka ushtruar ndaj popullit sirian.