SHBA, shtysë bisedimeve izraelito-palestineze

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ndodhet në Paris, ku do të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të diskutuar bisedimet e paqes me Izraelin.

i sotëm është përpjekja e fundit e sekretari Kerry për të nxitur bisedimet izraelito-palestineze, përfshirë një përpjekje për arritjen e një një marrëveshje kornizë për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.

Burime izraelite njoftuan se zoti Kerry pritet të kërkojë zbatimin e një ngrirje të pjesëshme të ndërtimeve të vendbanimeve të reja në disa zona të Bregut Perendimor. Sekretari Kerry sot gjithashtu do të zhvillojë takime me ministrin e jashtëm francez Laurent Fabius dhe ministrin e jashtëm të Jordanisë Nasser Judeh.