Suedia i bashkohet thirrjeve për rrezikun e sulmeve në Evropë

  • Zëri Amerikës

Suedia i bashkohet thirrjeve për rrezikun e sulmeve në Evropë

Suedia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar shtetasit e tyre për rrezikun e sulmeve terroriste në Evropë.

Suedia u kërkoi shtetasve të vet, që udhëtojnë në Evropë, të jenë në gadishmëri në vende publike, në transportin publik dhe në qendra turistike.

Agjencia britanike e Sigurimit MI5, ka rritur nivelin e rrezikut nga terrorizmi ndërkombëtar në Britani në një shkallë që flet për një kërcënim shumë të mundshëm.

Departamenti i Shtetit këshilloi amerkanët të tregohen vigjilentë për sulme të mundshme nga al-Kaida dhe grupe që kanë lidhje me këtë rrjet, në sistemet e transportit publik dhe insfrastrukturën turistike në Evropë.

Ministria e Jashtme e Japonisë tha sot se udhëtarët duhet të tregohen të vëmendshëm kur shkojnë në Evropë. Në Gjermani, Ministria e Brendshme tha sot se nuk ka sinjale për kërcënim të afërt ndaj Gjermanisë.