SHBA: Pritet dënimi për të ndaluarin e parë të Guantanamos në një gjykatë civile

  • Zëri Amerikës

SHBA: Pritet dënimi për të ndaluarin e parë të Guantanamos në një gjykatë civile

Një gjykatës amerikan pritet të japë dënimin për të ndaluarin e parë të Guantanamos, në një gjykatë civile.

Tanzaniani Ahmed Gailani përballet sot me dënimin me 20 vjet burg, lidhur me bombardimet e vitit 1998 në ambasadat amerikane në Tanzani dhe Kenia. Në këto shpërthime u vranë 244 njerëz, mes tyre 12 amerikanë.

Një gjykatë federale e shpalli fajtor Gailanin për akuzën se ka komplotuar për shkatërrimin e pronës amerikane, por e nxori të pafajshëm për 284 akuza të tjera.

Avokatët e Gailanit i kanë kërkuar gjykatësit të jetë tolerant, duke thënë se i klienti i tyre i dha zyrtarëve amerikanë informacione të rëndësishme zbulimi dhe se ai ishte torturuar kur ishte i ndaluar nga CIA.

Ahmed Gailani u ndalua për dy vjet nga CIA në Pakistan, para se të transferohej në qendrën amerikane të ndalimit në Gjirin Guantanamo të Kubës.